X

SHBA regjistron rekord víktimash, mbi 100 mijë të vdekur që nga nisja e pandemisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër rekord víktimash të shkaktuara nga koronavirusi.

Në bazë të dhënave të pasqyruara në Worldometers, rezulton se deri më tani, si pasojë e Covid-19 në vend kanë humbur jetën 100,030 persona.

Ky është bilanci më i lartë i viktima i regjistruar deri më tani në botë. Në vendin e dytë me numrin më të lartë të víktimave radhitet Britania e Madhe me 37,048 víktima ndërsa në vendin e tretë radhitet Italia ku numërohen 32,955 viktima si pasojë e virusit.

Kujtojmë këtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se Amerikat janë tashmë epiqendra e re e pandemisë së koronavirusit. OBSH vë në dukje rritjen e shpejtë të rasteve në Amerikën Qendrore dhe ate Jugore.

Po ashtu, situata kritike duket edhe në Rusi ku brenda ditës u regjistruan +174 víktima nga koronavirusi si dhe 8,915 raste të reja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Italia regjistron 397 raste të reja me Covid-19, brenda ditës humbin jetën 78 persona

Italia ka regjistruar edhe 78 viktima të tjera nga koronavirusi brenda 24 orëve. Kështu, numri total i viktimave në vend...

Close