X

Rusia regjistron 174 víktima të tjera nga Covid-19, rreth 9000 të infektuar brenda ditës

Rusia, një nga “vatrat më të nxehta” të koronavirusit në botë, ka regjistruar brenda 24 orëve 174 viktima si pasojë e koronavirusit.

Një ditë më parë vendi lindor kishte regjistruar 92 víktima si pasojë e Covid-19, ndërsa totali i personave që kanë humbur jetë që nga fillimi i pandemisë është 3,807.

Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend kanë bërë të ditur se brenda ditës janë regjistruar +8,915 raste të reja me koronavirus. Totali i të infektuarve në vend është 362,342.

Rusia është radhitur shumë shpejt në treshen e vendeve më të prekur nga Covid-19, aktualisht vendi ndodhet i treti në radhë sa i përket rasteve të konfirmuara, ndërsa numri i víktimave mbetet i ulët, krahasuar me të infektuarit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Malaj: Paketat ekonomike nuk dhanë efektin e duhur. Kriza me të cilën do të përballet Shqipëria pas pandemisë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi se paketa e ndihmës ekonomike nuk ka dhënë efektin që pritej. Në një lidhje...

Close