X

Hetimi për tenderat mjekësorë, SPAK tre pyetje doganave: Duam përgjigje brenda javës


Lidhur me hetimet e tenderave të materialeve mjekësore, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion i ka dërguar tre pyetje Drejtorisë së Doganave.

Ajo kërkon të informohet lidhur me materialet e zhdoganuara në periudhën e pandemisë.

Ai i drejton disa pyetje mbi këto zhdoganime.

Çfarë materialesh janë zhdoganuar në periudhën e pandemisë?

Nga kanë ardhur?

Me çfarë çmimi janë zhdoganuar e çfarë sasie?

SPAK gjithashtu kërkon që të kthehet përgjigje brenda kësaj jave, ndërkohë që po kryen verifikimet në institucione të tjera, përfshirë këtu deklarimet në tatime nga subjektet fituese të tenderave, si dhe kontrollet e bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit apo autoriteti i Konkurrencës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ministria e Drejtësisë: Të nisin gjyqet me rregullat anti-covid

Ministria e Drejtësisë me anë të një akti normative, propozon që të nisin gjyqet në vend, me rregullat e Covid-19,...

Close