X

“Duam pagën e luftës”, 50 punonjës të transportit publik në Vlorë dalin në protestë: Kemi tre muaj pa punë


Pesëdhjetë punonjës të transportit publik në Vlorë kanë dalë sot në protestë.

Ata kanë protestuar për pagën e luftës, të premtuar nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Punonjësit e kanë zhvilluar këtë protestë para Prefekturës së Qarkut të Vlorës.

“Kemi tre muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se çfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.

Punonjësit e transportit publik të qytetit bregdetar shprehen se kanë tre muaj pa punë për shkak të pandemisë dhe për rrjedhojë gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Ambasada Amerikane mesazh për Reformën në Drejtësi: Mos humbisni përqëndrimin, procesi duhet të vazhdojë përpara!

Ambasada e SHBA-ve ka dalë sot me një deklaratë ku sërish në fokus është reforma në drejtësi. Ambasada amerikane deklaron...

Close