X

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Zaev: Nuk i duam pa opozitën

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se partia e tij, LSDM, nuk do zgjedhje pa VMRO- DPMNE, e cila është partia kryesore opozitare.

Zaev thotë se do një marrëveshje për një datë sa më shpejt për zgjedhjet e parakohshme por propozimet nga opozita nënkuptojnë se nuk i duan.

Madje Zaev thotë se edhe nëse VMRO- DPMNE nuk do zgjedhje atëhere duhet ta ketë në lista emrin.

Në fakt, opozita propozon që zgjedhjet të mbahen në fillim të shtatorit ose fund të gushtit, me kalimin e pandemisë, por LSDM e Zaev i do që në qershor.

“Nuk ka asnjë problem të ulemi dhe të bisedojmë me qëllim që të arrihet marrëveshje. Propozimet për zgjedhje në fund të muajit gusht ose fillimi i shtatorit nënkuptojnë propozime për të mos pasur zgjedhje. Neve nuk duam zgjedhje pa opozitën, por VMRO-DPMNE-ja do të gjendet në listën zgjedhore. Pjesa më e madhe e procesit përgatitor ka përfunduar dhe pas gjendjes së jashtëzakonshme vijojnë afatet zgjedhore – tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.”’- tha Zaev.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
“Zoti Basha, ne së bashku kemi firmosur një kontratë që duhet ta zbatojmë tani!”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit  i ka dërguar një letër Kreut të PD-së Lulzim Basha, të cilit i kujton marrëveshjen...

Close