X

Vogëlushja i dërgon letër mamit në Parajsë, merr përgjigjen që i preku të gjithë

Kjo ishte hera e parë që Ella Lennon, nga Kilmarnock e kalonte Ditën e Nënave vetëm pasi e ëma kishte ndërruar jetë si pasojë e kancerit.

Por gjithsesi, vogëlushja u kujdes që të shkruante një letër për mamin e saj në Parajsë.

Në letrën e saj vogëlushja shkruante:

“Mamit që është në Parajsë, Gëzuar Ditën e Nënës. Të dua, Ella x”. Për fatin e mirë të vajzës, një punonjëse në Royal Mail u kujdes që Ella të mos mbetej pa një përgjigje.

Për habinë e familjarëve dhe të vetë asaj nga posta erdhi një përgjigje. Të gjithë e lexuan letrën e dërguar nga e panjohura me zemër të mirë dhe nuk mundën t’i mbanin lotët.

Në përgjigjen e saj “nëna” shkruante:

“Për Ella-n time të bukur. Faleminderit shumë për kartolinën e veçantë që më dërgove për Ditën e Nënave. Ti je një në një minion për mua dhe unë të dua shumë shumë…Ti do rritesh dhe do bëhesh një vajzë e zgjuar dhe e veçantë dhe unë jam shumë krenare për ty. Edhe pse jam në qiell, unë kujdesem për ty çdo ditë! Me shumë dashuri, përqafime dhe puthje, Mami xxx”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Blerina Bombaj:Kush do ti paguaj restorantet që nuk do të punojnë në fundjavë?

Dietologia Blerina Bombaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, që tha se qeveria do të vendosë që nga muaji...

Close