X

Virologia kineze: Covid-19 është vetëm maja e ajsbergut, rrezikohemi nga viruse të tjerë

Një virologe kineze, e famshme për punën e saj në studimin e koronavirusit te lakuriqët e natës, ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi.

Në një intervistë të dhënë për televizionin shtetëror kinez, Shi Zhengli u shpreh se viruset e reja që po zbulohen janë ‘vetëm maja e ajsbergut’.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në luftën kundër epidemive, si kjo që jemi duke kaluar tashmë me Covid-19.

Shi Zhengli, nëndrejtore e Institutit të Virologjisë në Wuhan e njohur gjithashtu si ‘gruaja e lakuriqëve të natës’ në Kinës, tha se studimi i ndërmarrë ka nevojë që qeveritë dhe shkencëtarët të jenë transparentë me gjetjet e tyre, dhe bashkëpunuese.

Ajo shtoi se i vjen shumë keq që shkenca po politizohet.

Duke folur për CCTN, Shi u shpreh:

“Nëse duam të parandalojmë që qeniet njerëzore të vuajnë nga epidemi tjetër e sëmundjeve infektive, duhet të shkojmë paraprakisht të mësojmë për këto viruse të panjohura të bartura nga kafshë të egra në natyrë dhe të japim paralajmërime të hershme. Nëse nuk i studiojmë, mund të ketë epidemi të tjera.”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Deklarata “bombë” e Metës: Rama po i shërben lobit pro serb në SHBA, kërkon destabilitet në Shqipëri!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka hedhur akuza shumë të forta në drejtim të kryeministrit Rama. Meta tha se Edi...

Close