X

Ulen ndjeshëm víktimat nga COVID-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Java e fundit e majit në Itali, po shënon një reduktim të dukshëm të numrit të víktimave dhe të personave të infektuar me Covid 19.

Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 víktima e 300 raste pozitive më shumë.

Numri i përgjithshëm i víktimave ka arritur në 32,877 e numri i të infektuarve në 230,158.

Persona aktiv me Covid 19 janë reduktuar në 55,300.

Numri i pacientëve të shëruar është deri më sot më 141,981 e në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,502 të shëruar më shumë.

Pacientë që po kurohen në repartet e terapisë intesive janë reduktuar në 541.

Në struktura spitalore po kuorhen 8,185 e në kushte izolimi shtëpiak 46,574. Rajoni i Lombardisë ka regjistruar sot 34 viktima e 148 raste pozitive.

Koronavirusi në Itali:

Koronavirusi në botë:

Koronavirusi sipas shteteve:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
“Reciprociteti i Kosovës ndaj Serbisë më i keq se taksa”- Daçiç: Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet do të kenë…

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, deklaroi se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga rinovimi i dialogut,...

Close