X

“Sjellje jo religjioze”/ Arrestohen dy të rinj në Iran, sepse postuan foto duke u puthur

Dy të rinj atletë, janë arrestuar në Iran pasi u publikuan imazhe të tyre duke u puthur në një tarracë.

Sjellja e tyre është konsideruar e papërshtatshme nga autoritetet dhe jo në përputhje me fenë islame.

“Imazhet e një djali dhe një vazje, tregojnë sjellje të papërshtatshme dhe jo fetare në rrjetet sociale”, citohet të kenë thënë oficerët në Iran.

Alireza Japalaghy i postoi fotografitë, ku shfaqet duke u puthur me një vajzë të paidentifikuar, në rrjete të ndryshme sociale, me mbishkrimin “Agimi në Tehran”.

Sipas medias amerikane, ABC News, Japalaghy u arrestuar ditën e hënë, ndërsa vajza që shfaqet në foto u ndalua nga autoritetet të enjten.

Irani është një vend ekstremisht konservator, ku të drejtat e grave janë të kufizuara dhe vendosja e shamisë është një detyrim për çdo grua që del në publik. Nëse ky rregull nuk zbatohet, gratë mund të gjobiten apo burgosen.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
FOTOT/ Të zhdukur prej vitesh, tre fëmijët shqiptarë ende kërkohen me shpresë! Mes tyre edhe Bleona Mata

Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre. Në portalin botërorë...

Close