X

Sapo ishte kthyer nga Belgjika/ Çfarë fshihet në të shkuarën e 25-vjeçarit të ekzekutuar nga Vlora, djali i mjekut probleme me ligjin belg? I ‘çmontohet’ telefoni personal


Ditën e djeshme në Vlorë, u ekzekutua me armë zjarri 25-vjeçari Kreshnik Breshanaj.

Familjarët kanë deklaruar në Polici, se i riu nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim dhe nuk kishte treguar se kishte konflikt me njeri duke lënë në ‘hije’ edhe arsyet që fshihen pas atentatit.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se i riu kishte vetëm tre muaj që ishte kthyer nga Belgjika. 25-vjeçari, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës kishte jetuar për disa kohë në Belgjikë, duke hedhur një pistë dyshimi mbi jetën e tij atje.

Dyshohet se i riu është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në shtetin belg dhe vrasja e tij mund të lidhet me ndonjë pazar të prishur. Efektivët e Policisë, kanë marrë edhe celularin e të riut për të mbledhur prova të reja.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm ku u ekzekutua me armë zjarri, pranë banesës së tij, në lagjen “Ujit i Ftohtë” në Vlorë 25-vjeçari Kristian Breshanaj.

Ai u gjet i pajetë në rrugë, ndërkohë dy autorët pas krimit të rëndë dogjën mjetin tip BMW me targa greke, brenda së cilën u gjet edhe arma e krimit. I riu kishte vetëm tre muaj që kishte ardhur nga Belgjika.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
EMRI/ Tentoi të rrëmbente të miturën në Korçë, flet 20-vjeçari: Nuk mbaj mend asgjë

Zbardhet dëshmia e Paolo Vellkut sot në sallën e gjyqit, i cili tentoi të rrëmbeje një vajzë 4-vjecare në Korçë....

Close