X

“Rama u hakmor, shtypi me këmbë aktorët”, Vin Beljeri: Ka urrejtje edhe për sojin e vet!


Ervin Bejleri ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora ku ka folur për prishjen e teatrit dhe është shprehur se ngjarjen e 17 majit e ka përjetuar shumë keq dhe rëndë

Ervin Bejleri: Kam qenë që në fillesat e protestave për mbrojtjen e teatrit. Protesta nuk ishin vetëm për mbrojtjen e teatrit, unë isha i përfshirë në një protestë shumë herë më të madhe të artistëve, që kanë të bëjnë me statusin e artistit, me ligjin mbi artin dhe kulturën që nuk ekziston në Shqipëri.

Gjëra të cilat janë abandonuar gjithmonë, domethënë ishte një kauzë që përfshin shumë aspekte të tjera përfshirë edhe Teatrin Kombëtar. Goditja iu dha teatrit që ekzistonte se të tjerat nuk ekzistojnë dhe ai thotë se nuk dua t’i bëjë, dua t’i lë aktorët në rrugë siç janë sot e kësaj dite, dua t’i shtyp me këmbë, dua t’i kem gati, dua t’ja vë lakun në fyt dhe kur më duhet një firmë për të prishur një ndërtesë të tyren.

Gazetari: Pse duhet të sillet kështu me aktorët?

Ervin Bejleri: Nuk e di, duhet të ketë probleme ky personazh. Është shumë e çuditshme, të kalosh pjesën më të bukur të jetës tënde në Akademinë e Arteve, të kesh punuar pedagog aty edhe të kesh një urrejtje të tillë ndaj sojit tënd nuk e di domethënë.

Ose do kesh vuajtur dikur, të kanë bërë keq dhe erdhi momenti që t’i po merr hak ose është një lajthitje ose nuk e di, nuk jam psikolog që ta zbërthej, por duket pak e çuditshme që të kesh këtë urrejtje dhe ta lesh pikërisht gjënë që t’i ke investuar më shumë në jetë në pjesën më të bukur të jetës ta lesh pas dore e aq më tepër ta luftosh.

Nuk bëhet fjalë vetëm për llaç e tulla, bëhet fjalë për një simbol, tempull. Tempulli përveçse fizik edhe shpirtëror kështu që ai i ka vrarë të dyja në këtë vend.

Si mund të ndërtosh të njëjtën gjë (teatrin) diku tjetër, të çosh fëmijët në një muze të tregosh një gjë të shpikur prej teje, sepse në atë muze nuk do futet asgjë nga teatri sepse e hodhën me ruspë.

Me çfarë do e bëjë këtë teatrin tjetër?

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi në Gjermani, dhjetë vīktīma brenda 24 orëve, ekonomia në recesion

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën përgjatë 24 orëve në Gjermani si pasojë e koronavirusit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve...

Close