X

“Kam të tjera më të rënda!”/Paralajmërimi i Metës pas nxjerrjes së mesazhit të diplomatit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar ditën e sotme mesazhin e një diplomati të huaj, që dëshmon se si kryeministri Rama “luan fijet” prapa reformës në drejtësi. Meta paralajmëroi se ka edhe të tjera prova më të rënda se kjo.

“Mund të nxjerrë ca edhe më të rëndë, sa kam unë me këta, se unë i kam të gjitha me letra”, tha Meta.

Kjo deklaratë, duke më tepër si një mesazh që Presidenti po dërgon për personat me të cilët ka patur korespondencë lidhur me reformën në drejtësi.

Përpara këtij paralajmërimi, Meta publikoi mesazhin privat të diplomatit.

Ky mesazhi është për të kuptuar, se si punojnë disa ndërkombëtarë këtu me reformën në drejtësi.

Ky që e ka nisur këtë mesazh është një njeri korrekt, por nuk e ka nisur në emrin e tij, e ka nisur në emër të ambasadës amerikane dhe të BE-së. Shikoje aty. Ja mesazhi:

<<Mirëmëngjes Beni. I takova kolegët e mi nga SHBA dhe BE dhë më pas telefonuam Ramën. BE dhe SHBA nuk e mbështët pozicionin e presidentit për pezullimin. Ata mendojnë se Arta Vorpsi është zgjedhur si pasojë e mekanizmit të zhbllokimit. Ata do ta thonë publikisht këtë sot dhe ramë dakord t’ju vë në dijeni edhe ju përpara. Gjithsesi, Rama ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për zgjedhjen e rradhës, që duhet të jetë shumë shpejt. Rama nuk do të përpiqet  ta bllokojë këtë. Edhe njëherë, më kanë kërkuar t’ju përcjellë këtë mesazh.>>” tha Meta në emision, duke lexuar mesazhin.

Sipas këtij mesazhi, diplomati i thotë Metës, se Edi Rama nuk do të mundohet të bllokojë vendosjen e Marsida Xhaferllarit në listë si kandidate për Gjykatën Kushtetuese. Por, nuk kuptohet përse Edi Rama duhet të ketë një rol në bllokimin apo zhbllokimin e këtyre çështje, që duhet të jenë ekzkluzivisht punë të sistemit të drejtësisë dhe jo të politikës.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Virologia kineze: Covid-19 është vetëm maja e ajsbergut, rrezikohemi nga viruse të tjerë

Një virologe kineze, e famshme për punën e saj në studimin e koronavirusit te lakuriqët e natës, ka bërë një...

Close