X

‘Njerëzit të mos trajtohen si bagëti’, ish-ministri Solis i ashpër me qeverinë: Po ābuzohet me pushtetin!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka folur për situatën e COVID-19 dhe u shpreh se, Shqipëria e ka përballuar me sukses pandeminënë aspektin shëndetësor. Në një intervistë në Euronews Albania, Solis tha se situata është përballuar me një kosto të madhe ekonomike.

Kemi një anë shëndetësore dhe një ekonomike. E përballuam me kosto të lartë, por fatmirësisht nga ana shëndetësore ishte një nga skenarët më të mirë të mundshëm. Në të gjitha vendet e Evropës Lindore u dhanë lajme të mira. Është një pamje shumë e mirë nga ana shëndetësore. Sa i përket ekonomisë është dramatike”, tha ai.

Më tej mjeku i njohur i ka bërë kritika qeverisë, duke u shpreh se masat e aplikuara kanë qenë shumë abuzive kundër qytetarëve.

Sa i përket masave, në fillim masat ishin ato që duheshin dhe ishin obligative. Ishin të detyrueshme, sepse frika ishte shumë e madhe. Më duket se,qeveria dhe kryeministri po e ekzagjeron. Secili është i interesuar për të ardhmen e vet. Nuk kemi të bëjmë me bagëti, por kemi të bëjmë me njerëz. Jo më pjesa policore, por secili të marrë masat e duhura. Ky është një ābuzim me pushtetin. Që do të bëhen hapa të kujdesshëm duhet të bëhen hapa. Populli duhet të dëgjohet dhe jo të trajtohet si bagëti. Janë dhënë urdhra shumë absurd”, u shpreh më tej Solis.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Avokatja e Popullit: Policët e kanë detyrim numrin identifikues, urdhri i Lleshaj s’duhej zbatuar

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, thotë se do të duhet deri në 5 muaj për kohë për kryerjen e një...

Close