X

Meta nxjerr mesazhin privat të diplomatit, ja si e kontrollon Rama reformën në drejtësi (foto)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar në emisionin “Opinion”, një mesazh të dërguar nga një diplomat, i cili sipas Metës, dëshmon se si Edi Rama kontrollon reformën në drejtësi.

Ky mesazhi është për të kuptuar, se si punojnë disa ndërkombëtarë këtu me reformën në drejtësi.

Ky që e ka nisur këtë mesazh është një njeri korrekt, por nuk e ka nisur në emrin e tij, e ka nisur në emër të ambasadës amerikane dhe të BE-së. Shikoje aty. Ja mesazhi:

<<Mirëmëngjes Beni. I takova kolegët e mi nga SHBA dhe BE dhë më pas telefonuam Ramën. BE dhe SHBA nuk e mbështët pozicionin e presidentit për pezullimin. Ata mendojnë se Arta Vorpsi është zgjedhur si pasojë e mekanizmit të zhbllokimit. Ata do ta thonë publikisht këtë sot dhe ramë dakord t’ju vë në dijeni edhe ju përpara. Gjithsesi, Rama ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për zgjedhjen e rradhës, që duhet të jetë shumë shpejt. Rama nuk do të përpiqet  ta bllokojë këtë. Edhe njëherë, më kanë kërkuar t’ju përcjellë këtë mesazh.>>” tha Meta në emision, duke lexuar mesazhin.

Sipas këtij mesazhi, diplomati i thotë Metës, se Edi Rama nuk do të mundohet të bllokojë vendosjen e Marsida Xhaferllarit në listë si kandidate për Gjykatën Kushtetuese. Por, nuk kuptohet përse Edi Rama duhet të ketë një rol në bllokimin apo zhbllokimin e këtyre çështje, që duhet të jenë ekzkluzivisht punë të sistemit të drejtësisë dhe jo të politikës.

/TPZ.al/

Mesazhi që publikoi Presidenti Meta:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Merkel kërkon vigjilencë pas shpërthimit të infektimeve nga COVID 19 në një restorant

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bëri thirrje qeverive të landeve të Gjermanisë që të tregohen vigjilentë, pas lehtësimit të kufizimeve...

Close