X

Lefter Maliqi publikon foto nga rinia e ironizon Ramën: Je tipiku i liderit autokrat, s’njeh sportin e as artin


Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilëson si lider autoritar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Maliqi i kundërvihet Ramës, ndërsa thekson se ai nuk merr vesh as nga sporti e as nga teatri.

POSTIMI:

Unë artist nuk jam, as di të luaj teatër, as di të pikturoj, por nuk ka sportist të mos e ketë artin në shpirt.

Arti, demokracia, liria duan shpirt dhe forcë. Dhe të dyja kanë nevojë të edukohen dhe të ushtrohen.Te mos ishin ngjyrat si do percaktoheshin skuadrat,logot,medaljet,simbolet e tifozeve? Te mos ishte muzika asnje zhaner i sportit nuk do kthehej ne balet,gjimnastike,koreografi apo thjeshte ski.

Sporti e arti jane dy gjuhe universale qe hapin e japin mundesi te pafundme per tu shprehur  Fizikisht,intelektualikisht,emocionalisht.Po ti i dashur armik nuk njeh asnjerin zhaner ,prandaj nuk ke si te kuptosh se si sporti ashtu dhe arti duan shpirt,disipline,prani e pavaresi.

Ti je dhe do mbetesh tipiku i liderit autoritarist e autokrat.”my way or the highway”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Korçë/ Tentoi të rrëmbejë 4-vjeçaren, jepet vendimi për 18-vjeçarin

Në Korçë është zhvilluar sot seanca gjyqësore për 18-vjeçarin, i cili tentoi të rrëmbejë një 4-vjeçare tre ditë më parë....

Close