X

Koronavirusi/ Kryebashkiaku brazilian i kërkon presidentit Bolsonaro të dorëhiqet: Shko në shtëpi!

Kryebashkiaku i Manaus në Brazil, Arthur Virgilio Neto, ka bërë një deklaratë të fortë fyese ndaj Presidentit Jair Bolsonaro duke i kërkuar dorëheqjen.

Neto është kryebashkiak i një prej qyteteve më toë goditura në Brazil, teksa vendi amerikano- latin konsiderohet si qendra e re e koronavirusit në botë sa i përket nr. të viktimave.

Neto e quan Bolsonaron idiot dhe thotë se duhet të dorëhiqet, të mbyllë gojën dhe të rrijë në shtëpi. Bolsonaro kërkon rihapje të Brazilit teksa edhe pse u prek vetë, e quan COVID-19 një grip të thjeshtë.

Por Brazili ka 3 muaj që vuan prej COVID-19, dhe numëron 363 mijë të infektuar nga të cilët 22 mijë e 66 viktima.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
SHBA drejt rihapjes, por numri i viktimave nga COVID-19 po shkon drejt 100 mijë

Në shkallë globale numërohen mbi 5.3 milionë raste me koronavirus dhe më shumë e 335 mijë të vdekur. Shtetet e...

Close