X

Javë intensive për të ardhmen e Icardit, Interi pranon uljen e çmimit

Inter dhe Paris Saint Germain kanë intensifikuar takimet gjatë kësaj fundjave, për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, i cili që prej muajit shtator të vitit të kaluar është pjesë e kryeqytetasve francezë.

Marrëveshja e verës së kaluar ishte për huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 70 milionë eurove, por deri tani klubi francez ka bërë dy oferta më të ulëta dhe ka marrë një refuzim të menjëhershëm nga ana e zikaltërve.

Sipas mediave italiane, Leonardo dhe Wanda Nara kanë pasur një fundjavë intensive dhe kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 4-vjeçare me pagë dhjetë milionë euro në sezon, ndërsa tani drejtuesi i PSG-së është përqendruar të bindë klubin zikaltër.

Nga ana tjetër Interi duket se ka vënë si kusht që të arkëtojë të paktën 60 milionë euro kesh për shitjen e argjentinasit, që në bilancin e klubit milanez rëndon diçka më pak se dy milionë euro dhe do të realizonte një plusvalencë mjaft të madhe.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dëmtohet Ibrahimoviç, rrezikon një mungesë të gjatë!

Frikë dhe ankth në shtëpinë e Milanit për gjëndjen e Zlatan Ibrahimoviç. Vetëm pak ditë pasi skuadra kuqezi kishte nisur...

Close