X

Humbi jetën një ditë më parë, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetit të PS


Familjarë, miq dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit ditën e sotme ish-deputetit të Partisë Socaliste, Niko Faber, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në festën e Fiter Bajramit.

Të pranishëm në ceremoninë e homazheve në Katedralen e qytetit të Korçës ishin edhe ish-deputeti Gaqo Apostoli dhe ish-kryetari i Bashkisë së Korçës në vitet 1996-2000, Dhionis Kotmilo.

Ish-deputeti u nda nga jeta mëngjesin e së dielës në banesën e tij, si pasojë e një ataku kardiak.

Niko Faber ka qenë deputet në legjislaturën 1997-2001 dhe 2001-2005, si pjesë e Grupit Parlamentar Socialist.

Edhe pas karrierës në politike, Niko Faber ka qenë tepër aktiv për problematikat e qytetit të Korçës. Në përfundim të Homazheve, ish-deputeti u përcoll për në banesën e fundit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Përdhūnoi mbi 100 femra/ Flet 32-vjeçarja e abuzuar nga “dragoi i Kavos”: E neveritshme, kishte dhūnuar një shoqen time pak ditë më parë

47-vjeçari Dimitri Aspioti, i njohur ndryshe si “dragoi i Kavos”, një përdhūnues serial, pësoi dëmtime të rënda pasi ra në...

Close