X

Humb jetën në rrethana të paqarta 40-vjeçari në Elbasan

Një 40-vjeçar nga fshati Deshiran i Belshit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta ditën e sotme.

Ai u transportua me shpejtësi drejt urgjencës në Elbasan, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha nuk ka mundur të mbijetojë.

Burimet pranë spitalit Elbasan shprehen të rezervuar për ngjarjen.

Sipas Abcnews, familjarët e 40-vjeçarit bëjnë me dije se e kanë të pamundur të tërheqin trupin e 40 vjeçarit, deri sa të dalin analizat e mjekësisë ligjore për shkakun e vdekjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Ambasadorja s’mund të ketë target Presidentin, sepse ka probleme pastaj”, Meta zbulon takimin me Yuri Kim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka zbuluar detaje nga një takim me...

Close