X

FOTOT/ Të zhdukur prej vitesh, tre fëmijët shqiptarë ende kërkohen me shpresë! Mes tyre edhe Bleona Mata


Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.

Në portalin botërorë për fëmijët e zhdukur, “Global Missing Children’s” mes rasteve të shumta të fëmijëve që ende rezultojnë të zhdukur janë edhe tre shqiptarë.

Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhduk në vitin 2014. Rasti bëri bujë në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.

“Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses.

Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej dy centimetrash”, shkruhet në portalin botërorë për Bleona.

Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.

Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Blerina Bombaj:Kush do ti paguaj restorantet që nuk do të punojnë në fundjavë?

Dietologia Blerina Bombaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, që tha se qeveria do të vendosë që nga muaji...

Close