X

E rëndë në Urë-Vajgurore, vetëvaret në ahurin e bagëtive nëna e tre fëmijëve

Një 51-vjeçare nga fshati Skrevan në Urë-Vajgurore është vetëvarur pranë ahurit të bagëtive, pas banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Skrevan në Urë Vajgurore, ndërkohë që ajo është gjetur disa orë më vonë e varur nga bashkëshorti i saj që ka njoftuar menjëherë policinë.

51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me litar në pemën përpara ahuri të bagëtive, pak minuta pasi kishte ushqyer edhe kafshët e shtëpisë. Ajo është dërguar me urgjencë nga familjarët drejt Spitalit Rajonal Berat, por ka mbërritur atje pa shenja jete dhe mjekët e kanë dërguar trupin e pajetë të saj në morgun e spitalit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kriminialistikë që bën edhe këqyrjen e vendngjarjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe shkaku që e ka çuar gruan drejt ndërmarrjes së aktin të vetëflijimit.

51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari jetonte së bashku me bashkëshortin e saj në fshatin Skrevan dhe ishte nënë e tre fëmijëve, njëri prej të cilëve ishte emigrant në Greqi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Zbulohen shtatë “ekspertët” që firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar, asnjë lidhje me trashëgiminë kulturore

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar formimin e personave, të cilët ishin pjesë e grupit të punës, të...

Close