X

E përplasi makina, humb jetën 73 vjeçari në Fushë Krujë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku një 73-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, ku 73-vjeçari me inicialet N.N., i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas për vdekje nga një makinë tip “Fiat” që drejtohej nga një 33-vjeçare me inicialet N.N.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Epidemiologu shqiptar: Sa të rrezikuar jemi nga higjiena e restoranteve dhe bareve

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë epidemiologu shqiptar Ilir Aliahmeti. Ai ka folur më...

Close