X

Detajet/ Si u grabit biznesmeni në Tiranë, autorët e vëzhguan prej javësh, përdorën bllokues valësh

Zbardhen detaje të reja në lidhje me mekanizmin e përdorur nga dy autorët tashmë në pranga për vjedhjen e rreth 25 milionë lekëve. Ngjarja eshte regjistruar të premten e kaluar në zonën e Komunës së Parisit, pranë një qendre tregtare.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se dy të arrestuarit, Donald Hoxha, 27 vjeç, dhe Gentian Kane, 44 vjeç, e kanë realizuar vjedhjen nëpërmjet një bllokuesi valësh. Biznesmeni Flamur Behi ka qenë në vezhgim të grabitësve për shumë javë.

Pasi e kanë gjurmuar, kur ka mbledhur xhiron në biznese të ndryshme që administron, kur ky i fundit ka parkuar në qendrën tregtare, autorët kanë aktivizuar bllokuesin e valëve, çka bëri që makina të mbetej e hapur pavarësisht se biznesmeni e mbylli me pult.

Pas largimit të tij, autorët kanë marrë qetësisht nga bagazhi paratë dhe janë larguar. Biznesmeni Behi merret me import, eksport, tregtim cigaresh dhe artikujsh të ndryshëm.

Vetëm dy ditë më vonë, policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë të rinjtë, të cilët janë parë nga kamerat e sigurisë në qendrën tregtare. Policia ka sekuestruar edhe shumën e konsiderueshme të parave të vjedhura, nga të cilat mungonte vetëm një pjesë e vogët, të cilën autorët e kishin shpenzuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
E rëndë në Urë-Vajgurore, vetëvaret në ahurin e bagëtive nëna e tre fëmijëve

Një 51-vjeçare nga fshati Skrevan në Urë-Vajgurore është vetëvarur pranë ahurit të bagëtive, pas banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur...

Close