X

Çfarë do të lërë pas koronavirusi? Mjeku: Më vonë do të fillojë vala e problemeve mendore


Pandemia e koronavirusit duket se po tkurret, por pasojat do të jenë të dukshme për një kohë të gjatë.

Përpos humbjeve të mëdha në ekonomi, izolimi për shkak të Covid-19 ka lënë pasoja edhe në shëndetin mendor. Për të folur për këtë situatë ishte në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, mjeku psikioterapist, Neli Demi.

Mjeku tha se kjo ka qenë një periudhë e vështirë, ndërsa vala e pasojave të shëndetit mendor do të jenë pak më të vona se ato që ka lënë në ekonomi.

“Ka pritshmëri mbi nivelin e shtuar të problemeve psikologjike. Vala e shëndetit mendor fillon pak më vonë se ajo e virusit. Individi ka një përparësi evolucionare për tu marrë me mbijetesën, pasi ky rrezik kalon bie në kontakt me efektet e traumës. Kjo ka qenë një traumë me komponentë nga më të ndryshmit. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë dhe do ketë edhe pasojat e veta.

Edhe pse mund të mos jetë shumë e dukshme frika ka qenë. Edhe individë që mund ta kenë marrë më me lehtësi në subkoshiencën e tyre kanë qenë të frikësuar nga infektimi, humbja e të ardhurave. Pritet që kjo përpjekje e brendshme për një kohë të gjatë të japë efekte të caktuara.

Kjo është një situatë e vështirë për tu menaxhuar në mënyrë individuale. Por mënyra si menaxhohet varet shumë nga botëkuptimi i një shoqëria, nga kultura demokratike e një shoqërie”, u shpreh mjeku.

Demi u ndal më tej edhe tek lajmet që qarkullojnë në media për virusin, si 5G-ja apo mirkoçipi në vaksinë. Sipas tij këto lajmë shkaktojnë ankth dhe duhet të ketë një lloj filtri nga ana e mediave.

“Nuk do thoja që janë lajmet që na bëjnë të fillojmë të dëgjojmë zëra. Çdo çrregullim mendor paraprihet nga disa shenja që kanë të bëjnë me personalitetin e individit.

Personat q mund të kenë një predispozitë mund të zhvillojnë një problem mendor. Por janë lajme që shkaktojnë ankth. Ka një rol të rëndësishëm për mënyrën se si njerëzit ndihen me fenomenin.

Lajme të tilla kanë nevojë për një filtrim. Është e rëndësishme që disa filtra të mund të vendosen edhe nga mediat. Pavarësisht se mund të themi që mediat kanë një rol informativ, por edhe lajme të tilla është mirë të kenë një koment paraprak”, tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sapo ishte kthyer nga Belgjika/ Çfarë fshihet në të shkuarën e 25-vjeçarit të ekzekutuar nga Vlora, djali i mjekut probleme me ligjin belg? I ‘çmontohet’ telefoni personal

Ditën e djeshme në Vlorë, u ekzekutua me armë zjarri 25-vjeçari Kreshnik Breshanaj. Familjarët kanë deklaruar në Polici, se i...

Close