X

Bumçi: Masat e qeverisë të ekzagjeruara. Me këto shifra asnjë vend nuk do të ishte izoluar

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, duke folur mbi masat e marra nga qeveria për shkak të Koronavirusit dhe ndikimin e tyre në ekonominë e vendit, tha se masat dhe shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore janë të ekzagjeruara.

Bumçi u shpreh se në perëndim, me këto tregues që ka Shqipëria, viktima dhe të infektuar, asnjë vend nuk do të ishte izoluar.

Është ekzagjeruar shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore?

Treguesit shëndetësorë tregojnë që po. Me këto tregues perëndimi nuk do të ishte izoluar. Këto nuk janë as treguesit e një gripi sezonal. Nëse vdes nga arsye të tjera është më pak e rëndësishme? Kemi njerëz që kanë vdekur për shkak të mosmarrjes së shërbimeve. Kemi patur edhe shtyrje të operacioneve.

Turizmi përbën 22% të PBB. Me letra, me sigurime shoqërore janë 93 mijë qytetarë të punësuar. 45 mijë në hoteleri, rreth 50 mijë në bare, restorante etj. Kemi sektorë zinxhzirë që lidhen me turizmin. Bujqësia, industria e ndërtimit, shërbimet, transporti. Nga 93 mijë me letra shkojnë në mbi 200 mijë të punësuar.

Tutirmi kërkon një klimë mikpritëse, duhet një klimë pozitive. Kovidi krijoi ankth, frikë për të dalë. Qeveria duhet të përgatisë që të dalë me sa më pak dëme. Duhet të mbështetesh te turizmi vendas, te Kosova, te Maqedonia”, tha Bumçi për Syri TV.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/