X

“Ambasadorja s’mund të ketë target Presidentin, sepse ka probleme pastaj”, Meta zbulon takimin me Yuri Kim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka zbuluar detaje nga një takim me ambasadoren Yuri Kim, ku kanë biseduar për ngërçin në reformën në drejtësi dhe mënyrën se si ky ngërç mund të zgjidhet. Meta tha se kjo është arsyeja përse ai i ka dorëzuar ambasadores, një platformë me 14 pika.

I pyetur nëse është ai target i statuseve të Yuri Kim, se reforma po pengohet, Meta tha se Presidenti nuk mund të jetë target i një ambasadore, sepse kjo do të sillte probleme të tjera.

“Jemi ende në kuadër të revolucionit kulturor të reformës në drejtësi. Tjetër është  reforma që u votua në parlament dhe tjetër revolucioni kulturor që e ka katandisur në Ramaformë. Ka gjashtë vjet që është paralizuar sistemi.

Ata që dështuan dhe e shndërruar në Ramaformë, kërkojnë të shpikin fajtorë.

Unë s’mund të jem target i askujt, se jam President, jam kryetar i shtetit. Nuk mund të ketë target një ambasadore Presidentin, sepse pastaj ka probleme të tjera, ky është vend sovran.

Ambasadorja vetëm për Ilir Metën nuk mund ta ketë.

Ambasadorja në një takim që ka bërë më mua në 23 mars në Presidencë, më ka kërkaur idetë e mia si mund të shkohet drejt një normaliteti. Më 8 prill, drejtori im i kabinetit i ka dërguar një platformë, ku i thotë, siç biseduam më Presidentin, me qëllim kthimin e vendit në normalitet kushtetues, lexojeni këtë document, presim sugjerime…

Presidenti i ka çuar një platformë me 14 pika, që u bë publike.

BE në pikën e tretë, thotë si kusht, vazhdimësia e reformës në drejtësi, në bazë të opinioneve të Komisionit të Venecias.

Presidenti ka paraqitur 14 pika, mes të cilave, si zhbllokohet KED.

Nëse ambasadorja ka ndonjë shqetësim për këto pika ta thotë, mua nuk më ka thënë asgjë”, tha Meta.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
VIDEO/ Hajduti shqiptar hyn nga dritarja, por e ndalojnë fqinjët e italianit

Një burrë me origjinë shqiptare është arrestuar pasditen e së premtes në Milano me akuzën e vjedhjes. Mediat vendase bëjnë...

Close