X

Vrītet 25-vjeçari në Vlorë, autorët i vënë flakën mjetit me kallashnikovin brenda


Një 25 vjeçar është vrarë me armë zjarri rreth orës 00:30 të natës që lamë pas.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet” në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i vrarë shtetasit Kristian Breshanaj.

Viktima është qëlluar me pesë plumba. Autorët kanë djegur makinën pas krimit të rëndë, ndërsa brenda mjetit është gjetur edhe një kallashnikov.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta është vrarë në rrugë dyshohet me armë zjarri shtetasi K. B., 25 vjeç.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.

Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
”Giovanni Falcone është frymëzim…”, ambasadori italian: Faleminderit Lulzim Bashës për fjalët e bukura mbi prokurorin, një hero italian

Ambasadori italian, Fabrizio Bucci, ka falenderuar Lulzim Bashën për elozhet, që i ka bërë ky i fundit prokurorit Giovanni Falcone,...

Close