X

Optimizëm në Itali, ulen ndjeshëm fatalitetet nga koronavirusi, vetëm 50 në 24 orët e fundit

Italia po kthehet në normalitet. Pas javësh të tëra me qindra viktima çdo ditë, shteti fqinj numëron vetëm 50 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, sa i përket infektimeve të reja, gjatë 24 orëve janë regjistruar 531 raste.

Me shifrat e sotme, numri total i të infektuarve arrin në 229,585 persona, ndërsa ai i viktimave në 32,785.

Italia ka qenë mes shteteve më të goditura nga Koronavirusi, por shifrat e ditëve të fundit japin shpresë se virusi është në largim e sipër. Ndërkohë sot, në disa prej qyteteve italiane kanë nisur edhe plazhi.

Koronavirusi në Itali:

Koronavirusi në botë:

Koronavirusi sipas shteteve:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Berisha bën thirrje për mosbindje: Dilni jashtë dhe shkoni në plazh!

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të fortë kundër masave të marra nga qeveria në...

Close