X

I çmenduri dhe ‘zhgarravina e çmendur’ po çmendin të gjithë qytetin?!


Nga Kastriot Islami/

Të gjithë bëjnë pyetjen retorike: Është kurba e ‘çmendur’ që çmend manxherin apo është menaxheri i ‘çmendur’ që çmend kurbën?! Dhe të gjithë e kanë përgjigjen në majë të gjuhës që e artikulojnë në kor:

…Në vendin tim në vendin tënd, një i çmendur të gjithë i çmend…!

Në fakt kjo lloj gjëegjëze ka zëvendësuar gjëegjëzën e ‘pulës dhe vezës’…

Në realitet, i çmendur është ‘menaxheri i pandemisë’ që e bën kurbën e përhapjes së virusit në formën e një zhgarravine të çmendur rakazhdraka… dhe për të krijuar idenë se merr vesh nga virusologjia, lëshon urdhëra të çmendur nga krevati, e nga bukneri, duke treguar pas krahëve ‘zhgarravinën e çmendur’, thjesht e vetëm për ti çmendur të gjithë…

Do të thotë dikush që ky është ekzagjerim… Unë nuk po flas fare… Por vetëm po paraqes kurbat e ‘infektimeve aktive’ për periudhën mars-maj 2020 për katër shtete: Shqipërinë, Gjermaninë, Italinë dhe Islandën. Madje thjesht për dijeninë tuaj duhet të dini se i ‘çmenduri’ mburret se e ka menaxhuar krizën sanitare shumë, shumë, shumë. … më mirë se këto tre shtete europiane duke u hequr edhe si më i zoti e më i miri ë Europë???!!!

Kurbat e Islandës, Gjermanisë dhe të Italisë janë sic parashikohet për shifrën e të infektuarve aktivë nga teoritë epidemiologjikë në formën e një ‘kambane’ të Gaussit (me ngjyrë blu), kurse kurba e ‘çmendur’ e të çmendurit të Shqipërisë është një zhgarravinë e çmendur rakazhdrake me 3 ‘maja’ e 2 ‘gropa’…

Në datën 22 maj 2020, në Islandë numri i ‘infektimeve aktive’ është vetëm 3, ndërkohë që vlera maksimale e saj 1096 ka qenë në datën 5 prill 2020 duke u zvogëluar deri më 22 maj me 365 herë. Në datën 22 maj 2020, në Gjermani numri i ‘infektimeve aktive’ ishte vetëm 12361 nga (vlera maksimale) 72865 që ka qenë në datën 6 prill 2020 duke u zvogëluar me 6 herë. Në datën 22 maj 2020, në Itali numri i ‘infektimeve aktive’ ishte vetëm 59322 ndërkohë që vlera maksimale ka qënë 108257 në datën 19 prill 2020, duke u zvogëluar me rreth 2 herë.

Kurse në Shqipëri, kur zhgarravinën e çmendur e ndërton mburraveci i çmendur, rezulton kjo gjendje:

Ka mbi 24 ditë që shifra ‘magjike’ e vdekjeve nga COVID-19 mbetet 31 dhe nuk ndryshon (duhet lutur zotit nëse kjo është e vërtetë që është kështu dhe nuk është e manipuluar se të gjithë duam sa më pak vdekje, madje do ta kishim përshëndetur për çmendurinë e tij nëse do të kishte gjetur ndonjë marifet për ta ulur këtë shifër!)…ndërkohë që numri i të infektuarve lëviz sipas ‘rakazhdrakave të zhgarravinës së çmendur’.

Vetë zhgarravina e çmendur në vënd që të jetë në formë kambane si në të gjithë vendet normale të globit, ka 3 ‘maja’. Maja e parë kulmon në datën 6 prill 2020 me vlerë 240 ‘të infektuar aktivë’. Më tej zhgaravina e çmendur merr tatëpjetën duke formuar ‘gropën e parë’ e më tej duke u ngjitur në ‘majën e dytë’ në datën 26 prill në vlerën 289 ‘të infektuar aktivë’… Por çmenduria nuk mbaron me kaq; zhgarravina rrokulliset drejt gropës së dytë për tu ngjitur në ‘majën e tretë’, pak më të ulët, që e arrin në datën 17 maj 2020 me vlerën 200 ‘të infektuar aktivë’… Dhe në datën 22 maj 2020, vlera e ‘të infektuarve aktivë’ është 173… Askush nuk e di sesi do të vazhdojë kjo çmenduri deri në 23 qershor 2020?!

Me ndihmën e kësaj çmendurie që shitet si ‘shkencore’, janë çmendur edhe policët që kur i pyesin qytetarët së çfarë po ndodh kështu, iu përgjigjen se ‘janë urdhra nga krevati’… Po përmes kësaj ‘çmendurie shkencore’ u tentua të çmendeshin myslimanët që të mos faleshin për Bajram…

Të gjithë janë tashmë të bindur se po tentohet të çmendet një qytet i tërë, e ndoshta e gjithë Shqipëria, më urdhra të çmendur nga bunkeri e nga krevati. Sepse lihen të hapura gjatë të gjithë javës kafet, dentistët, berberët, shitëset, makinat… e tjerë e tjerë, dhe në fund javë pa asnjë arsyetim apo shpjegim pengohen të shëtisin qytetarët në park duke ruajtur distancën fizike…pra me urdhra çmendurie nga krevati i bunkerit!

Për mua është e qartë se nga vjen e gjithë kjo çmenduri që po i çmend të gjithë pa përjashtim…!

Fatmirësisht po e kuptojnë dhe po ndërgjegjësohen çdo ditë e më shumë shqiptarë..!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Spanjë, janë kundër masave të izolimit, mijëra qytetarë dalin në protestë: Të largohet kryeministri!

Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Spanjë, kundër menaxhimit të koronavirusit nga ana e qeverisë. Partia e të djathtës...

Close