X

FOTO/ “Gëzuar Bajramin të gjithëve”, aktori i njohur turk urim në gjuhën shqipe


Ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë anë e mbanë botës festojnë Fitër Bajramin. Në këtë festë të rëndësishme kanë qenë të shumtë personazhet e njohur që nëpërmjet rrjeteve sociale urojnë fansat e tyre.

Një ndër ta është dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman i cili prej disa vitesh është martuar me ish-Miss Shqipërinë Almeda Abazi.

Ai zgjodhi të urojë Bajramin në gjuhën turke, por edhe në gjuhën shqipe pasi siç e dimë ai ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Ai publikoi një foto bashkë me Almedën në krahë të së cilën shkruante urimin.

“Gëzuar Bajramin të gjithëve”-shkruajti Tolgahan i cili mori gjithashtu shumë urime nga fansat e tij.

Të njëjtën foto postoi edhe Almeda, me të njëjtin urim. Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali me emrin Efehan, një vjeç.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ U martuan larg vëmendjes së publikut. Gold Ag prezanton për herë të parë bashkëshorten

Reperi i njohur Gold Ag i cili u martua në muajin mars në mënyrë të ‘fshehtë’ dhe larg vëmendjes së...

Close