X

Ekzekutīmī në Vlorë, del fotoja e të riut. Dyshohet se u nxor në pritë

I riu që mbeti i vrarë me armë zjarri gjatë natës që lamë pas në qytetin e Vlorës, është nxjerrë në pritë.

Kristjan Breshanaj është lajmëruar nga persona të tjerë dhe sapo ka dalë nga banesa e tij është qëlluar me armë zjarri automatike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Krimi i rëndë ka ndodhur vetëm rreth dhjetë metra larg banesës në një rrugicë që shihni në foto.

I ndjeri është djali i një mjeku reminator në spitalin e Vlorës.

Për ngjarjen janë shoqëruar rreth 14 persona, që mund të kenë dijeni për konfliktet që mund të ketë pasur viktima, shkruan Panorama.

Viktima ishte fëmija i vogël i familjes Breshanaj, ndërsa ka një vëlla më të madh që jeton jashtë vendit.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.



* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vrāsja e 25-vjeçarit/ Si i zunë pritë para shtëpisë, vīktima djali i mjekut të njohur në Vlorë

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja me armë zjarri e 25-vjeçarit në Vlorë. Kristjan Breshanaj u gjet i...

Close