X

Tragjike, ish-sulmuesi i njohur gjendet i vdekur në apartamentin e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Serbi. Ish-sulmuesi Miljan Mrdakoviç është gjendur i vdekur në banesën e tij.

Sipas mediave vendase, Mrdakoviç dyshohet se ka vrarë veten. Raportohet se është gjetur një armë në apartamentin ku ai jetonte me qira në qendër të Beogradit, së bashku me parteneren e tij, teksa kjo e fundit ka lajmëruar policinë.

Ish-futbollisti serb i dha fund jetës në moshën 38-vjeçare, teksa ka një CV tepër të pasur për sa i përket karrierës futbollistike, ku është aktivizuar me Anderleht, Gent, Makabi Tel Aviv, etj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Borusia e Dortmundit vazhdon serinë e triumfeve, Rashica fiton duelin me Abrashin. Gjasula barazon sërish

Bundesliga ditën e sotme ka luajtur një pjesë të ndeshjeve të javës së 27-të. Aktorët janë të njëjtët me Borusian...

Close