X

Tenton t’i rrëmbeje nënës fëmijën katër vjeç nga duart, arrestohet autori


Rreth orës 22:00, mbrëmjen e së premtes, në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës, një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka tentuar të rrëmbeje një fëmije 4-vjeçar.

Fëmija ka qenë pranë nënës në momentin që një person është afruar për ta rrëmbyer, por disa metra nga vendi i ngjarjes është kapur nga banorë të lagjes të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Policia menjëherë pas sinjalizimit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona.
Personat janë shoqëruar, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes si dhe është arrestuar personi që e ka rrëmbyer identitet i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se i arrestuari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Hapje-mbylljet e Kryeministrit pa asnjë logjikë dhe bazë shkencore”, ish-deputeti: Dëmtojnë shëndetin, ekonominë e demokracinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të prezantuar ditën e djeshme nga Ministrja e Shëndetësisë dhe...

Close