X

Shoqëria Civile çan rrethimin dhe hyn te Parku i Liqenit, përplāsje me policinë. Pedagogu Erion Kristo: Po na racionohet ajri!

Shoqëria Civile ka çarë rrethimin e vendosur te Parku i Liqenit këtë pasdite dhe janë futur brenda duke u përplasur edhe me Policinë.

Pedagogu Erion Kristo në një lidhje live në Facebook, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos presin duke ju drejtuar “ore akoma prisni te Covid-i ju?”

Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë nëse do prisni, do prisni deri sa të vdisni”.

Në momentet e para, pas debatit më policët e vendosur në hyrje të Liqenit, për të mos lejuar njeri të futet, sipas urdhrit të qeverisë për shkak të pandemisë, pedagogu tha:

Mos na bëni dërr dërr dërr, shikoni vendimin e ministres, nëse thotë mos dil nga liqeni, unë dal nga liqeni , mos gënjeni, mashtrusa, mos i përdorni paratë e taksave të mia si pedagog që më mbahet 1/4 e rrogës, mos i përdorni për të më dhūnuar mua.

Sikur ca po bëjmë ne këtu, ndonjë krím, jemi të distanuar, të maskuar, ça po bëjmë o vlla, do të marrim ajër se vdiqëm brenda na iku truri.

Ne duam të dalim nga liqeni jo thotë ai, mos prek fillin, ca filli more tu’ filltë e mendjes, ca bëhet kështu, bukë s’duam, ujë s’duam vetëm, mos u zini ju edhe të dalim ne nga liqeni.

Po na racionohet ajri ore oooou, ja shikoje popullin, ca më tregoni mua ca kemi bërë ke ligj kemi shkelur.

Ajri të shëron? Po, Dielli të shëron? Po. Piperi të shëron? Joo, epo ik Pipero se na cave kokën.

Gjella me krip piperi me karar, a morët vesh o katundar edhe ju qytetar që bëni si qytetar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Robert Budina nga Shkodra: Teatri ishte dëshmori i parë i rënies së demokracisë, ka një sensibilizim në gjithë Europën

Regjisori Robert Budina ka folur nga Shkodra aty ku Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po mbledh firmat për peticionin e...

Close