X

Shkon në 170 numri i viktimave në Greqi, ja sa llogariten të infektuarit me COVID-19


Një e moshuar ka ndërruar jetë sot në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 170.

Mediat vendase raportojnë se viktima është një 91-vjeçare, e cila vuante nga sëmundje të mëparshme dhe ishte duke u trajtuar në Spitalin e Atikës “Agia Varvara”.

Ndërsa ditën e djeshme Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras njoftoi se 21 persona kishin rezultuar pozitivë me COVID-19, nga të cilat 19 raste në Nea Smyrni dhe dy në Larissa.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit në Greqi llogaritet 2,873.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Fiter Bajrami dhe koronavirusi, Maqedonia e Veriut izolim 48 orësh

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut njoftuan sot se kanë vendosur një orë policore e cila do të çojë në shtetrrethim...

Close