X

Përdhūnoi shqiptaren/ Përfundon në greminë ‘Dragoi i Kavos’, pas operacionit të policisë për ta arrestuar

Greku 47-vjeçar, Dimitri Aspioti, i njohur ndryshe si “dragoi i Kavos”, i cili akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare, ka përfunduar në një greminë 200 metra, pas operacionit të policisë greke për arrestimin e tij.

Ai u pa nga një kalimtar i rastit, i cili njoftoi policinë, ndërsa aktualisht janë angazhuar forca të policisë dhe zjarrfikëses për kapjen e tij.

Aspioti u dënua në vitin 2012 me 52 vjet heqje lirie për përdhunimin e gjashtë të rejave britanike ne vitin 2010 dhe mori nga media britanike nofken “dragoi i Kavos”, por u lirua ne nentor 2019 duke shfrytezuar një ligj të kohës në Greqi.

Pasi u rrëmbye nga Aspioti, shqiptarja u gjet me pas në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi. Denoncimi per zhdukjen e saj u bë nga burri i saj 32-vjecar, i cili tha se u zgjua në mengjes por nuk gjeti ne banesë bashkeshorten.

Ai tha për policinë se një nate me pare ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim-dalje nga Korfuzi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Brenda 50 ditëve 180 telefonata për këshillim gjatë karantinës/ COVID-19 dhe tërmeti shtojnë çrregullimet psikologjike në Lezhë

Periudha e karantinës është shoqëruar me kërkesa të shumta për ndihmë psikologjike për në Qarkun e Lezhës, duke e renditur...

Close