X

Meta kujton Giovanni Falcone: “Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë”


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar gjykatësin Giovanni Falcone të vrarë nga mafia me mesazhet e atij vetë. Meta shkruan se edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij.

POSTIMI I METËS

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtësia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Mbylli Shqipërinë edhe për Bajram, Rama humbet qetësinë: Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes

Kryeministri Edi Rama sulmoi me fyerje ata që e kritikuan pasi mbylli Shqipërinë pikërisht në fundjavën e Bajramit. Rama shkruan...

Close