X

Mbylli kampionatin para kohe, Federata Franceze e Futbollit vendos datën e nisjes së sezonit 2020-2021

Pas Eredivise në Holandë, Ligue 1 në Francë ishte kampionati i dytë i madh, që zyrtarizoi mbylljen para kohe dhe i dha një goditje jo të vogël klubeve dhe tifozëve. Megjithatë, për qeverinë nuk ka më kthim pas dhe tani ka nisur të mendohet për sezonin e ardhshëm.

Mediat vendase njoftojnë se Federata ka njoftuar edhe datën e rinisjes së sezonit të ri të Ligue 1 dhe Ligue 2. 22 gushti do të jetë dita kur kampionët e PSG do të hapin siparin e sezonit 2020-2021, që shpresojmë të jetë më normal se ky aktuali.

Një ditë më pas do të zbresin në fushë edhe skuadrat e Ligue 2, ku aktivizohen legjionare si Veseli apo Qazim Laçi. Megjithëse, është bërë e kryer, këto data mundet edhe të shtyhen, pasi nuk është bërë akoma rakordimi me UEFA-n, që ka në plan rinisjene kampionateve në fillim të shtatorit dhe jo në javen e fundit të gushtit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Tragjike, ish-sulmuesi i njohur gjendet i vdekur në apartamentin e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Serbi. Ish-sulmuesi Miljan Mrdakoviç është gjendur i vdekur në banesën...

Close