X

Maqedonia e Veriut shënon një viktimë dhe 20 raste të reja me COVID-19, vatra kryesore mbetet Shkupi

Maqedonia e Veriut ka shënuar në 24 orët e fundit 20 raste të reja me COVID-19 si dhe 1 viktimë. Numri i infektimeve vijon të mbetet thuajse i njëjtë teksa shumica e rasteve vijnë pikërisht nga kryeqyteti.

16 raste janë shënuar në Shkup, dy në Kumanovë dhe dy në Prilep. Po ashtu edhe viktima është regjistruar në Shkup, një 63-vjeçar i cili prej ditësh ishte në spital.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut numëron thuajse dy mijë të infektuar me COVID-19 në total nga të cilët 113 kanë humbur jetën kurse 1 mijë e 411 janë shëruar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Nga pengmarrja te ekzekutimi i një shqiptari, kush është ‘Riku i Tmerrshëm’

OFL u ka dërguar dje formularin e vetëdeklarimit të pasurisë katër shtetasve, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për...

Close