X

Koronavirusi/Silva Bino: Shqipëria e ka kaluar pikun epidemik, por virusi qarkullon ende. Bëni kujdes!


Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në News 24 foli për situatën e COVID 19 në Shqipëri.

Bino u shpreh se vendi e ka kaluar tashmë pikun epidemik, por virusi nuk ka ikur, prandaj kërkoi përgjegjshmëri nga qytetarët dhe respektim të distancimit social gjatë fundjavave, sic diktojnë masat e vendosura.

“Vendi ynë e ka kaluar pikun epidemic. Kemi raste të kufizuara, kemi qarkullim të virusit pavarësisht se jo i dendur. Hapja gjatë javës është e rëndësishme për aktivitetet e biznesit që lidhen me punën dhe fundjava bëhet për të kufizuar kontaktin distancimin, është një masë e rëndësishme e cila na lehtëson. Në fundjavë ne kufizojmë distancimin social. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm, duhet të bëjnë kujdes”,- tha ajo.

Në lidhje me kryerjen e 14 mijë testimve molekulare dhe serologjike, Bino tha se “Analizat serologjike bëhen për të kuptuar nëse personi që i nënshtrohet këtij testi e ka kaluar apo jo COVID 19, pra neëse kanë zhvilluar antitrupa. Ju theksoj se shumica e të prekurve janë pa simtoma. Këto analiza janë kryer pranë laboratorit në QSUT, po janë kryer edhe mbi popullantën e përgjithshme, në rastet kur është rekomanduar një gjë e tillë”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin”, gazetari tregon ç’i ndodhi këtë mëngjes kur donte të dilte nga Liqeni: Lënë një njeri t’u hajë kokën të gjithëve…

Gazetari dhe profesori Erion Kristo nëpërmjet një shënimi në facebook ka treguar se çfarë i ka ndodhur mëngjesin e ditës...

Close