X

Italia shënon një rritje të lehtë të rasteve me koronavirus, 119 persona humbin jetën brenda ditës

Në Itali brenda 24 orëve të fundit është rritur lehtë numri i rasteve të reja. Brenda ditës vendi fqinj regjistroi 669 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 229,327.

Ndërsa, sipas autoriteteve të shëndetit në vend, për 24 orë, si pasojë e koronavirusit humbën jetën 119 persona. Ndërsa, bilanci total i viktimave rritet në 32,735.

Deri më tani, në vend janë aktive 57,752 raste ndërsa numri i të shëruarve është 138,840.

Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ndërsa tashmë duket se qendra e pandemisë ka lëvizur në Amerikën Latine dhe në lindje, në Rusi.

Koronavirusi në Itali:

Koronavirusi në botë:

Koronavirusi sipas shteteve:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
OBSH jep paralajmërimin: E pashmangshme një valë e dytë e COVID-19 në Evropë

Ndërsa masat e paraqitura për shkak të coronavirusit po lehtësohen, OBSH-ja paralajmëron që SARS-CoV-2 “nuk mund të zhduket kurrë”. Shqetësimet...

Close