X

I mituri ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, ndalohet nga Policia drejtori i Bashkisë së Beratit, nën hetim katër elektriçistë


Ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit, ku një 5-vjeçar gjeti vdekjen duke luajtur me një pjesë të dekorit me drita të qytetit është shoqëruar edhe me arrestime të përgjegjësve të kësaj ngjarjeje. Pas hetimeve të kryera nga specialistët dhe ekspertët kriminalistikë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, janë arrestuar 2 drejtues të bashkisë Berat dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 4 punonjës.

 

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/