X

Europa Nostra: Përshëndesim angazhimin e Presidentit Meta. Shoqëria civile rol kyç në ndërtimin e vlerave demokratike. Teatri Kombëtar simbol i tyre


Organizata Europa Nostra reagon sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb më 17 maj nga maxhoranca qeverisëse pavarësisht kontestimeve të shumta.

Me anë të një postimi në “Twitter” Europa Nostra ka falënderuar Presidentin e Republikës për angazhimin e tij, ndërsa shprehet se trashëgimia kulturore është burim kryesor për të ardhmen evropiane të vendit.

“Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për trashëgiminë kulturore si një burim kryesor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Ne gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit kyç të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike.
Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”, shkruan Europa Nostra.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Fundjava në izolim, Komuniteti Mysliman Shqiptar uron besimtarët për Bajramin: Ta festojmë të gjithë bashkë. Ja ku do të falet namazi

Kreu i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka njoftuar të gjithë besimtarët myslimane se festa e Fiter Bajramit do të...

Close