X

Doli të mblidhte bimë medicinale që t’i shiste, zhduket prej pesë ditësh 18-vjeçari në Dibër


I zhdukur prej 5 ditësh, një 18-vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës, Ardian Pali ka humbur kontaktet me familjen e tij. Mësohet se i riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale për t’i shitur  në mënyrë që të siguronte të ardhura ekonomike.

Por ai nuk është rikthyer në shtëpinë e tij prej 5 ditësh, duke shqetësuar familjarët.

Familja e tij ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e Ardian Palit, ndërkohë që edhe vet kanë nisur të kërkojnë për 18-vjeçarin.

I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e  quajtur “Përroi i thellë ” afër Rekës së Epërme, Tanushë.

Prandaj të  gjendur në këtë situatë familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri, pasi terreni është shumë i madh dhe i vështirë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Tenton t’i rrëmbeje nënës fëmijën katër vjeç nga duart, arrestohet autori

Rreth orës 22:00, mbrëmjen e së premtes, në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës, një person identiteti i të...

Close