X

Borusia e Dortmundit vazhdon serinë e triumfeve, Rashica fiton duelin me Abrashin. Gjasula barazon sërish

Bundesliga ditën e sotme ka luajtur një pjesë të ndeshjeve të javës së 27-të. Aktorët janë të njëjtët me Borusian e Dortmundit, që arrin të fitojë ndeshjen e dytë radhazi pas ndalesës. Djemtë e Lysien Favre kanë arritur të likujdojnë Volsburgun, duke arritur një fitore të pastër 2-0, falë golave të dy mbrojtësve të krahut, Guerreiro dhe Hakimi. Në minutat e fundit vendasit u detyruan të luanin me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Klaus në të 82-ën.

Në fushë zbritën edhe disa legjionarë. Rashica me Werder Bremenin arriti të marrë një fitore me shumë vlera për qëndrimin në Bundesliga ndaj Frejburgut të Abrashit, me ndeshjen që përfundoi me avantazhin minimal të miqve. Rashica e nisi ndeshjen titullar si zakonisht, po pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke u zëvendësuar në minutën e 81 nga trajneri. Ndërkohë, Abrashi e nisi nga stoli dhe u fut në lojë në minutën e 71.

Vetëm barazim 1-1 për Paderbornin e Gjasulës kundër Hofenheim. Mesfushori kuqezi në këtë ndeshje u aktivizua 90 minuta. Nuk kishte sesi të mungonte kartoni i verdhë, që është i 14-ti këtë sezon, duke e bërë Gjasulën një nga më të ndëshkuarit e Bundesligës. Kai Havertz konfirmon talentin e tij dhe nxjerr Leverkusenin në breg me dy golat e tij ndaj një kundërshtari mjaft të fortë, siç ishte Borusia Monçengladbah. Ndeshja përfundoi 1-3 për miqtë. /vipsport.al/

BUNDESLIGA, Java 27:

Borusia Monçengladbah- Bajer Leverkusen 1-3
Paderborn-Hofenheim 1-1
Freiburg-Verder Bremen 0-1
Volsburg-Borusia Dortmund 0-2

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ancelotti e do tek Everton, Thiago Silva drejt Anglisë!

Thiago Silva gjithnjë e më shumë larg Paris Saint Germain. Mbrojtësi brazilian është kthyer në vendlindje që në muajin mars...

Close