X

Basha uron Fitër Bajramin duke cituar Kuranin: E nesërmja do të jetë më e mirë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron festën e Fitër Bajramit.

Përmes një mesazhi në Facebook, lideri i opozitës shprehet se koha që po kalojmë është plot sprova për shqiptarët.

“Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë”, shkruan ndër të tjera kryedemokrati.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit!

Koha që po kalojmë është plot sprova të mëdha për çdo shqiptar. Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Bashkoj lutjet e mija me të gjithë besimtarët, në veçanti për çdo bashkëqytetar në vështirësi e pamundësi, për ata që lëngojnë e kanë nevojë për dritën në fund të tunelit, për prindërit dhe për fëmijët tanë e për mbarë kombin tonë, me këtë sure me titullin kuptimplotë Shndritja:

“Si kur shndrin dielli i mesditës,
Ashtu dhe natën kur terri bie,
Zoti yt nuk të ka braktisur,
As zemëruar me ty nuk është.
Dhe patjetër çfarë po vjen,
Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,
Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,
E ti i lumtur”.

Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi/ Kurti bisedë telefonike me kryeministrin teknik maqedonas: Bashkëpunim për arritjen e qëllimeve rajonale

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun teknik maqedonas, Oliver Spasovski. Sipas mediave...

Close