X

Ancelotti e do tek Everton, Thiago Silva drejt Anglisë!

Thiago Silva gjithnjë e më shumë larg Paris Saint Germain. Mbrojtësi brazilian është kthyer në vendlindje që në muajin mars kur u ndërpre kampionati dhe nuk pritet të veshë më fanellën e parizienëve me të cilët i skadon kontrata.

Me synimin për të luajtur në Brazil, së fundmi është shfaqur hipoteza e ribashkimit të tij me Carlo Ancelottin.

Ky i fundit beson ende te mbrojtësi 35-vjeçar të cilin e dëshiron në skuadër duke parë se ka edhe eksperiencën e duhur që italiani kërkon në ekip. Mësohet se palët kanë nisur bisedimet dhe në rast të një akordi Thiago Silva është i lirë të firmosë në çdo moment.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Spanjë/ Jepet “drita jeshile”, La Liga do të rinisë në 8 qershor!

javësh mund të rinisë La Liga një prej kampionateve më të bukura në botë. Raportohet se qeveria spanjolle ka dhënë...

Close