X

Vizitoi kompaninë ‘Ford’ pa maskë, presidenti Trump ironi me gazetarët: S’më duhet, sot bëra testin

Ditën e djeshme Donald Trump vizitoi një fabrikë të ‘Ford’ afër Detroit (Michigan) pa maskë dhe pa doreza kundër koronavirusit.

Trump, i cili më herët pati një përplasje me guvernatoren demokrate të Miçiganit, zgjodhi të mos mbante veshur maskën mbrojtëse kur u shfaq para gazetarëve dhe fotografëve që udhëtonin me të.

Trump vizitoi impiantin e “Ford” pasi kompania ka marrë përsipër të prodhojë aparate frymëmarrjeje dhe pajisje mbrojtëse nga koronavirusi.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë vazhdimisht ka shpërfillur udhëzimet e qendrave amerikane për kontrollin e sëmundjeve, që u bënin thirrje qytetarëve që të veshin maska, për të frenuar epideminë e virusit.

I rrethuar nga drejtuesit e kompanisë “Ford”, ai u shpreh se nuk i duhet një e tillë se sapo e kishte bërë testin dhe se kishte pasur një të tillë jashtë kamerave.

“Nuk është e nevojshme ta mbaj, sot kam bërë testin”, u tha ai gazetarëve, të cilët e pyesin shpesh për këtë temë.

“E kisha veshur, e kisha veshur pak më parë në pjesën e mbrapme, por nuk doja t’i jepja shtypit kënaqësinë për ta parë atë. Por, tani nuk po e mbaj. Megjithatë mbajta pajisje të tjera, ja ku i kam…”, deklaroi me tej me ironi Trump.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Eksperti amerikan Daniel Serwer: Arritja e marrëveshjes shumë e vështirë, Thaçi e Vuçiç s’pajtohen pa e marrë atë që duan

Profesori amerikan dhe eksperti, Daniel Serwer, në një intervistë për Kossev ka folur rreth përpjekjeve që po bëhen drejt arritjes...

Close