X

VIDEO/ Avioni bie mbi lagje, pasagjeri nxirret i gjallë nga rrënojat

Një menaxher banke dhe të paktën një pasagjer tjetër u nxorën të gjallë nga rrënojat e një avioni Airbus A320, që u rrëzua në Pakistan sot, duke vrarë të paktën 100 persona.

Video tregon momentin kur presidenti i një banke, Zafar Masood nxirret i gjallë nga rënojat e avionit të linjës Pakistan International Airlines.

Avioni u rrëzua në një lagje të banuar në Karaçi.

Dëshmitarët thanë se avioni tentoi të ulej tri herë, derisa u rrëzua në tentativën e katërt.

Kapiteni i tha kullës së kontrollit se kishte humbur një nga motorrët dhe kishte lëshuar sinjalin e alarmit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Valë e dytë e Covid-19 në vjeshtë/ Epidemiologu tregon skenarët për Shqipërinë

Paralajmërimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përmes Drejtorit Rajonal, Hans Kluge, se një valë e dytë e koronavirusit akoma më...

Close