X

Teatri vdiq, po opozita politike ç’do të bejë me komplekset e veta?


Nga Artur Zheji

Është mjerisht e thjeshtë. Politika flet me akte dhe veprime, mbasi mbaron së foluri dhe mbasi ndërton publikisht bazën logjike të veprimeve që do vijojnë.

Km-ja e prishi Teatrin mbasi i kishte matur mirë forcat e veta, por sidoqoftë priti me nge dhe durim djallëzor, përderisa opozita të shfaqej në radhët e Aleancës.

Dhe opozita u shfaq, me një performancë gjysmake, me 1001 komplekse, në periferi të kësaj beteje morale dhe estetike, duke vijuar të shfaqet si një opozitë e dorëhequr, tashmë për një kohë të gjatë. Duke ndihmuar tërthorazi Km-në, që të hidhte në luftë taborret e gurmazeve të shitura, simbas tezave se tashmë, “beteja për Teatrin”, është një betejë politike, ku ay, Km-ja, ka Shumicën dhe Forcën vendimtare.

Gurmazet e shitura kishin dhe kanë një platformë të gatshme: “Tani Teatri vdiq,eja ta qajmë dhe ta varrosim së bashku!”.

Gurmazet e shitura mbrojnë shembjen dhe vjedhjen e truallit, duke sulmuar politikisht apo nën brez mbrojtësit pasionantë të kësaj “çështjeje”!

Mirëpo, vijojnë gabimet në mënyrë të njëpasnjëshme! Nuk e di me siguri nëse janë të qëllimshme apo të paqëllimshme këto “gabime”. Sepse kjo prishje e dhūnshme dhe përdorimi kërcënues i dhūnës qeveritare, një dhūnë e dukshme, e ashpër dhe terrorizuese, shkon shumë përtej Teatrit, është një Veprim i hapur Frikësues në emër të Forcës.

Në qoftë se opozita nuk i përgjigjet këtij Frikësimi dhe kësaj Dhūne, në mënyrë të përpjesëtueshme dhe po aq sfiduese, mjerimi politik shqiptar mund të diagnostikohet si një sëmundje. Opozita politike duhet të ketë “0” komplekse në aktin e saj politik, ose të marrë kohë të zgjidhë komplekset e veta, përndryshe po jetojmë e do të jetojmë de facto një monarki kushtetuese…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE
Kur zhgënjen edhe Kadareja, i cili ka 30 vjet që përpiqet ti mbushë mendjen botës,se ishte kundër Enver Hoxhes…

Nga Armand Shkullaku Ngjarje të mëdha si kjo e shëmbjes së Teatrit Kombëtar janë një pasqyrë e rrallë ku një shoqëri...

Close